Kryeministri Hristijan Mickoski pret që OBRM-PDUKM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit të dalin fitues në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Sipas Mickoskit, Stojanço Radiçevski, kandidati i koalicionit të drejtuar nga OBRM-PDUKM, do të fitojë me epërsi ndaj Arkin Jahijit, kandidatit të AKI-së.
Të lidhura
None found
“Ne hyjmë në çdo fushatë zgjedhore me synimin për të fituar dhe raundi i dytë në Bërvenicë nuk përbën përjashtim. Në raundin e parë morëm pothuajse tre mijë vota, ndërsa tani presim ta shtojmë këtë numër. Synojmë të kalojmë 4 mijë vota dhe besojmë se kjo do të na sjellë fitoren në Bërvenicë. OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i saj marrin pjesë gjithmonë në zgjedhje për të fituar. Ndryshe nga partitë që u rreshtuan pas kandidatit kundërshtar, ne iu drejtuam drejtpërdrejt banorëve të Bërvenicës. Ata nxitën ndarje etnike, pa marrë parasysh se më datë 2 do të largohen, ndërsa njerëzit që do të mbeten aty do të vazhdojnë të jetojnë së bashku”, u shpreh Mickoski.







