I ftuar në “Shqipëria Live”, deputeti socialist Erion Braçe komentoi mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS dhe protestat që janë zhvilluar në Tiranë.
Ai tha se gjatë mbledhjes ai dhe 2-3 kolegë të tij dhanë mendimin për protestën. Braçe shtoi se Spiropali nuk ishte në mbledhje, ndërsa për Marjana Koçekun tha se nuk e kishte dëgjuar të fliste në Grupin Parlamentar.
Të lidhura
None found
Sipas tij, një pjesë e atyre që marrin pjesë në tubim janë aty sepse nuk janë marrë në konsideratë, ndërsa një pjesë tjetër nuk e pranon dot situatën. Ai theksoi se bëhet fjalë për vendime që prekin një brez të tërë dhe, kur u thuhet njerëzve se kjo do të jetë jeta e tyre pas 15 vitesh, është normale që ata të pyeten. Braçe u shpreh gjithashtu se shumë prej tyre kanë parë vuajtjet e gjyshërve dhe prindërve dhe kërkojnë një jetë ndryshe nga ajo e gjyshes, gjyshit, babait dhe nënës, ndaj vendimmarrja duhet të ndërtohet bashkë me ta. Ai shtoi se në mbledhje nuk ishte dakord me faktin që ngjarja u cilësua si një rrahje banale, pasi sipas tij aty kishte më shumë se kaq.
