Sot, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Gjatë kësaj seance pritet të jepet fjala përfundimtare në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të pandehurit, çka e bën atë të rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të procesit gjyqësor.
Të lidhura
None found
Çështja lidhet me sulmin e armatosur ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, i ndodhur në nëntor të vitit 2021, ku humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.
