Vllaznia reagon me vonesë për Melos Bajramin, mbrojtësi prej 8 ditësh është pjesë e Spartak Trnava

Vllaznia ka dalë më në fund me një reagim për ndarjen nga Melos Bajrami. Mbrojtësi 24-vjeçar ishte prezantuar që më 16 qershor te ekipi i tij i ri, Spartak Trnava në Sllovaki, ndërsa përshëndetja nga klubi shkodran erdhi vetëm sot.

Bëhet fjalë për një vonesë të dukshme nga ana e kuqebluve, që vetëm tani iu drejtuan ish-lojtarit të tyre. Bajrami mbajti veshur fanellën e Vllaznisë për dy sezone, por raporti i tij me trajnerin Edi Martini u tensionua gjatë ndeshjeve “finale” të sezonit të kaluar.

Të lidhura

None found

REAGIMI:

Faleminderit, Melos Bajrami! Pas dy sezoneve me fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Melos Bajramit me Vllazninë mbyllet këtu. Me përkushtimin, seriozitetin dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Melosi ishte pjesë e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin.

KF Vllaznia e falënderon për gjithçka ka dhënë për këto ngjyra dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen. Faleminderit, Melos!


Shtuar 24.06.2026 13:30

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş