Pas një mbledhjeje të Kryesisë dhe shqyrtimit të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit, Dega e LDK-së në Pejë bëri të ditur se, me shumicë votash, anëtarët e saj kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje përgjegjësie nga lidershipi i partisë.
Në njoftimin e degës thuhet se në këtë frymë është kërkuar dorëheqja si një veprim moral dhe politik, me vlerësimin se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtit njoftim, Kryesia vlerëson se një hap i tillë duhet të jetë një imperativ i qartë për këtë shtëpi të demokracisë, në mënyrë që të ruhet besimi i anëtarësisë dhe të forcohen standardet demokratike brenda partisë.
Kjo shënon herën e parë që një degë e rëndësishme e LDK-së kërkon dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Më herët është raportuar gjithashtu për ftohje të marrëdhënieve mes kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
