Trump: Nuk do t’i ndihmoj vendet e NATO-s nëse ato e kërkojnë! Dorëheqja e Starmer? Ai e dëmtoi veten keq

Presidenti i SHBA, Donald Trump, lëshoi sërish kritika ndaj Keir Starmer, pasi ai njoftoi se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti Starmerin “një njeri shumë të mirë” dhe “mik”, por e akuzoi se kishte dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në, veçanërisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës kundër Iranit.

Të lidhura

None found

Sipas Trumpit, marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan pasi Starmer refuzoi fillimisht përdorimin e bazës ushtarake në Diego Garcia për sulmet amerikane ndaj Iranit në shkurt.

Edhe pse më vonë Britania lejoi përdorimin e bazës për operacionet ushtarake, presidenti amerikan tha se, “dëmi ishte bërë tashmë”.

“Ai është një njeri shumë i mirë, dua të them, një lloj miku im… [por] nuk ishte i mirë me ne në NATO”, tha presidenti, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan kritikoi edhe politikat e brendshme të Starmerit, përfshirë emigracionin dhe energjinë.

“Ai kishte dy probleme: energjinë, imigracionin dhe krimin. Ai e dëmtoi veten keq”,

Trump kërcënoi gjithashtu vendet anëtare të NATO-s se nuk do t’i ndihmonte nëse do t’ia kërkonin, duke e justifikuar këtë qëndrim sepse ato nuk e mbështetën operacionin ushtarak që ai urdhëroi kundër Iranit.

“Ne i shpenzuam të gjitha këto para. Dhe pastaj, kur ndoshta donim ndihmë me diçka të vogël (…) ata thanë ‘jo, ne preferojmë të mos ndihmojmë’”, tha ai.


Shtuar 23.06.2026 10:09

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş