Fluks në Morinë, vera dhe plazhi sjellin Kosovën në Shqipëri

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovë kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë në drejtim të vendit tonë, duke shënuar një tjetër fluks makinash në pikën kufitare të Morinës.

Ata vijnë në Shqipëri për të shijuar fundjavën në bregdetin shqiptar, por kërkesa e tyre mbetet e njëjtë edhe këtë vit. Pushuesit e Kosovës kërkojnë që të hiqet kufiri edhe ose gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata.

Në Morinë janë vënë në punë 8 sportele dhe procedurat janë përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes doganës së Morinës më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

Fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka patur dhe nga Maqedonia e Veriut.

Këtë vit, ajo që vihet re është numri i lartë i turistëve serb, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.

Një nga arsyet pse shtetasit e huaj zgjedhin Shqipërinë janë masat e lehtësuara të Covid-19 dhe moskërkesa për teste PCR./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 09:29