“Nuk të kam votuar për parti” – Çun Lajçi me kritika të drejtpërdrejta ndaj Përparim Ramës

Aktori Çun Lajçi ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i kërkuar që vëmendjen ta përqendrojë te problemet e kryeqytetit dhe jo te debatet politike.

Sipas tij, gjendja në Prishtinë vazhdon të jetë problematike, me rrëmujë, grumbuj dheu, mbeturina dhe punime që nuk janë përfunduar, sidomos në hapësirën pranë Katedrales. Lajçi ka kërkuar më shumë përkushtim për ta përmirësuar situatën në qytet.

Të lidhura

None found

Ai ka nënvizuar se “Prishtina nuk ka nevojë për polemika. Ka nevojë për punë”, ndërsa ka rikujtuar edhe deklaratën e mëhershme të Ramës, se kishte lënë Londrën për ta “shpëtuar Prishtinën”.

Postimi i plotë:

Prishtina nuk ka nevojë për polemika

O Përparim,

O vlla.

O djali i profesorit tim, Kadrushit.

Mos u merr me Dejonën, mos harxho kohë, se s’t’kam votu për parti po për Kryetar Komune!

Merru me grumbujt e dheut, me zallin, me hekurishtet, me gypat plastikë, me buldozerët e me kamionët që mrizojnë tash e tre vjet te Katedralja, sa s’i ka thye dikush kambët e sa s’na ka ra ndonji murtajë prej plehnave.

Pse merreni me historitë e të tjerëve, tue harrue arsyen pse erdhe në Prishtinë?

“E braktisa Londrën për me e shpëtue Prishtinën”, kështu deklarove kur erdhe.

Po tash?

Çka ke me i ba Prishtinës, që ka mbetë as livadh, as sërnishtë?

Siç shprehet më tej, qyteti po mbulohet nga dheu, zalli dhe rrëmuja, ndërsa vëmendja po shkon te biseda që, sipas tij, të nesërmen nuk do t’i kujtojë askush.

Prishtina nuk ka nevojë për polemika.

Ka nevojë për punë.


Shtuar 20.06.2026 16:37

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkralbetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet