11 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste me koronavirus dhe asnjë vdekje. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 17 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.531.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, nga të cilët 2.264 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive në nivel kombëtar është 99./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 15:16