Armando Broja ndez merkaton në Itali, pas Cagliarit futet në garë edhe Udinese për sulmuesin kuqezi

E ardhmja e Armando Brojës vijon të mbetet në qendër të merkatos italiane, teksa pas Cagliarit në skenë ka dalë edhe Udinese. Sipas raportimit të Nicolo Schira, edhe klubi friulian ka lëvizur në të njëjtën linjë, ndërsa bisedimet në këtë fazë të merkatos mbeten ende të hapura.

Vetëm një ditë më parë, mediat italiane bënë me dije se Cagliari kishte shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Ishte eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ai që raportoi se skuadra sardë kishte nisur kontaktet e para për të kuptuar nëse ky operacion mund të realizohej.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, mundësia që 23-vjeçari të largohet nga Burnley, klubi që zotëron kartonin e tij, po bëhet gjithnjë e më konkrete. Për pasojë, pista që shkodrani të përfundojë në një kampionat shumë të dashur për shqiptarët vazhdon të mbetet e hapur. Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e Brojës shkon në 5 milionë euro, një ulje e ndjeshme që lidhet edhe me hapësirat e pakta që ai ka pasur te anglezët.


Shtuar 18.06.2026 15:40

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet