Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi vendimin për emërtimin e rrugëve me emra shqiptarë në Tetovë.
Sipas Osmanit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emërtimin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.
Të lidhura
None found
“Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar. Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët. Një tjetër hap prapa për këtë vend. Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon”, ka shkruar Osmani.
Ai ka shtuar gjithashtu se përvoja historike e shteteve multietnike tregon një rregull të thjeshtë: mbivotimi etnik për çështje etnike është fillimi i çdo krize të madhe ndëretnike.

