Davor Suker hedh dritë mbi të ardhmen e Modricit: pas Kupës së Botës 2026 mund të rikthehet te Real Madridi

Davor Suker ka shtuar dyshimet për të ardhmen e Luka Modricit, duke lënë të kuptohet se mesfushori kroat mund të rikthehet te Real Madridi vetëm një vit pasi u transferua te Milani.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Kroacisë sugjeroi se bashkëkombësi i tij mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu” pasi të përfundojë Kupa e Botës 2026.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për “Radio Marca”, Suker u pyet drejtpërdrejt nëse Modric do të vijojë të luajë për Milanin apo nëse do të kthehet sërish në Madrid.

“Tani do të më pyesni nëse do të vazhdojë te Milani apo do të kthehet në Madrid. Unë mendoj se diçka do të ndodhë me Real Madridin”.

“Me siguri do të kthehet, por nuk e di se si. Le të presim fundin e Kupës së Botës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Suker.

Verën e kaluar, Modric firmosi me Milanin një kontratë njëvjeçare, ku ishte parashikuar edhe një opsion për zgjatjen e saj me një tjetër sezon.

“Rossonerët” mbeten të prirur të përdorin klauzolën e rinovimit, por kjo do të ndodhë vetëm nëse vetë lojtari kroat zgjedh të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”.

Gjithsesi, raportimet e fundit tregojnë se 40-vjeçari po e vlerëson seriozisht mundësinë për t’i dhënë fund karrierës në mbyllje të sezonit, sidomos pas dështimit të Milanit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe pas largimit të Massimiliano Allegrit nga detyra e trajnerit.

Suker u pyet edhe nëse një rikthim i mundshëm i Modricit te Real Madridi mund të lidhej me një post drejtues apo me një rol në stafin e Jose Mourinhos.

Megjithatë, legjenda kroate nuk pranoi të zbulonte më shumë rreth kësaj mundësie.

“Nuk mund të them më shumë, nuk mund të them më shumë. Le të mbetet diçka pezull, nuk mund të tregoj gjithçka”, u shpreh ai.

Gjatë sezonit 2025/26, Modric regjistroi 37 paraqitje me fanellën e Milanit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tri asistime.


Shtuar 17.06.2026 14:46

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet