Një 52-vjeçar nga Kriva Pallanka ka humbur jetën teksa po kryente detyrat e punës. Bëhet fjalë për S.J., i punësuar në “EVN”.
Sipas njoftimit të MPB-së, dje rreth orës 13:00 në polici është evidentuar një denoncim nga institucioni publik shëndetësor në Kriva Pallankë për një person të vdekur në vendin e quajtur “Poljana”, në fshatin Ogut të Kriva Pallankës.
Të lidhura
None found
Pas veprimeve të ndërmarra, është konstatuar se viktima është S.J., 52 vjeç, banor i Kriva Pallankës dhe punonjës i “EVN”, i cili ka vdekur gjatë ushtrimit të detyrave të tij të punës.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Në vendin ku ndodhi ngjarja është kryer edhe këqyrje nga një ekip policor i DPB Kriva Pallanka, thuhet në njoftim./Telegrafi/
