Mercedes-Benz ka zbuluar gjeneratën më të re të CLA, një model që po konsiderohet ndër projektet më ambicioze të kompanisë deri tani dhe një kundërshtar i fortë për markat e tjera në kategorinë e veturave kompakte premium.
Vlerësimet e para tregojnë se kjo makinë pritet të tërheqë interes të madh për dy elemente kryesore: çmimin konkurrues dhe autonominë e lartë, pra distancën që mund të përshkojë me një karikim ose mbushje. Këta faktorë mund të ushtrojnë presion ndaj rivalëve në tregun evropian dhe atë global.
Të lidhura
None found
CLA e re bazohet në një platformë të re teknologjike të zhvilluar nga Mercedes dhe do të ofrohet si në variante elektrike, ashtu edhe hibride, me synimin për të bashkuar efikasitetin, performancën dhe stilin sportiv që e ka karakterizuar këtë model.
Nga ana e brendshme, automjeti sjell një kabinë plotësisht të digjitalizuar, me ekrane të integruara dhe me sistemet më të fundit të asistencës për shoferin, duke e renditur mes veturave më moderne të këtij segmenti.
Me këtë gjeneratë të re të CLA, Mercedes synon të konsolidojë më tej praninë e saj në tregun e veturave elektrike dhe t’i bëjë ballë konkurrencës në rritje nga prodhuesit gjermanë dhe aziatikë.
