“Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Tubimet tregojnë që Shqipëria ka demokraci

Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë shqiptare nuk i shpëtoi pyetjeve për situatën në kryeqytet.

Të lidhura

None found

“Protestat tregojnë që ne kemi liri, pra që njerëzit mund të dalin në rrugë e të kërkojnë çfarë duan. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe negocimit në BE. Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë. Protestat janë pjesë e përditshmërisë, ka edhe në vendet e tjera. Në vendin tonë vetëm gjatë komunizmit nuk mund të protestonim”, u shpreh Hoxha.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ministri Hoxha u shpreh para gazetarëve të huaj se investimi 4 miliardë eurosh në Zvërnec do të bëhet.

“Nuk kemi një projekt. Ka një punë që po bëhet për një projekt dhe unë besoj punën e qeverisë sime. Ne do ta bëjmë. Projekti do të bëhet nga arkitektët më të mirë brenda e jashtë vendit në këtë fushë. Ne do të vendosim ekuilibrin më të mirë të mundshëm e të duhur mbi zhvillimin dhe nevojën e mbrojtjes. Është projekt privat, në një zonë private, nga një zhvillues privat. Qeveria është për të siguruar që rregullat, zotimet ndërkombëtare, legjislacioni të zbatohen. Le të kemi durim të shohim çfarë do bëhet”, shtoi ministri Hoxha.

Fokusi kryesor i konferencës me gazetarët e Bashkimit Evropian ishte te procesi i integrimit, për të cilin ministri i Jashtëm tha se vendi po ecën me ritme të pashembullta dhe synon mbylljen e të gjithë kapitujve vitin e ardhshëm.


Shtuar 11.06.2026 20:30

grandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetextrabetbetgaranti girişgrandpashabetcasibomromabetromabetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusuholiganbetcasibomcasibomgrandpashabet telegramgrandpashabet girişcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabetjojobet girişcasibomcasibomjojobet