Kryesia e Partisë Demokratike që prej orës 18:00 të pasdites së sotme është mbledhur në selinë blu për të diskutuar konkluzionet e analizës së rezultatit të 25 prillit, dy ditë para se kjo analizë të diskutohet dhe votohet në Kuvendin Kombëtar të Partisë, që do të mblidhet të shtunën.
Në mbledhjen e Kryesisë ka pasur debate, ku mësohet se deputeti i qarkut të Korçës Edmond Spahu është shprehu i pakënaqur me analizën e bërë për zgjedhjet që lamë pas.
Edomnd Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dale brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate”, është shprehur ai.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza