“Sa lekë ke marrë?!” Përplasje mes dy vëllezërve dhe gjytarit në Gjykatën e Vlorës

Një përplasje ka ndodhur në Gjykatën e Vlorës për një pronë, e cila nga shtëpi banimi është kthyer në pallat. Prej tetë vitesh familja Myslimi po përplaset nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për të kërkuar pjesën e saj, por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi paditësit janë përplasur fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho.

Dy vëllezërit kanë nisur:

“Unë nuk dëgjoj mirë nga veshët. Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde mos ik, se e ke shitur gjyqin. Sa lekë ke marrë?,”-thotë njëri nga vëllezërit, ndërsa tjetëri e zë pas një muri dhe i heq pelerinën. Gjatë gjithë kohës, gjyqtari dëgjohet vetëm duke thënë: Qetësohuni! Ruani qetësinë!

Ndërkohë jashtë kamerave për TCH gjyqtari Arqile Basho është shprehur se: Gjyqësori është çdo herë i rrezikuar, dhe në këtë rast nuk jam unë që jam i rrezikuar por gjyqësori. Kam mbi 26 vite punë si gjyqtar por ky ishte i pari rast që me ndodh një incident i tillë. Për këtë unë nuk kam bërë kallëzim , por drejtuesi i këtij institucioni ka bërë kallëzim për personat në fjalë

që të bërtasin dhe ta filmojnë në sallën e gjyqit, ndërsa magjistrati ka vendosur që të largohet menjëherë.


Shtuar 15.07.2021 18:32