“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja i bashkohet revoltës së qytetarëve: Na bashkoi parrulla ’Shqipëria nuk është në shitje’! Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai e cilësoi si kapje e vendit nga krimi dhe oligarkët.

Në fjalën e tij, Lubonja u ndal te slogani i protestës “Shqipëria nuk është në shitje”, duke theksuar se ai përfaqëson kundërshtimin ndaj një modeli zhvillimi që, sipas tij, favorizon interesat e një pakice të privilegjuar.

Të lidhura

None found

“Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: ‘Shqipëria nuk është në shitje’. Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët. Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë”, deklaroi ai.

Lubonja theksoi se protestuesit do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në arritjen e objektivit politik që kërkojnë.

“Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal”, përfundoi Lubonja.


Shtuar 7.06.2026 19:58

Tags: ,
jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetcratosroyalbetbetpark girişjojobetcasibombetnanoJojobetkralbetdeneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026deneme bonusu veren siteler 2026grandpashabetcasibomMarsbahis GirişcasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişholiganbetCasibomcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş