Në ditën e gjashtë të protestës, qytetarët mbajtën pankarta, ndër to ishte edhe njëra me foton e reperit Noizy. Kujtojmë se ditën e djeshme ai i drejtohej ashpër protestuesve me një publikim në rrjetet sociale i cili më vonë u fshi.
Noizy përdori gjuhë të fortë duke u thënë ndjekësve që, nëse duan ndryshim, të dalin vetë në protestë dhe të mos bëjnë moral. Ai theksoi se nuk beson teorinë se “Shqipëria po shitet” dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të marrë pjesë në protesta.
Të lidhura
None found
Në reagimin e tij, reperi shtoi se është pro investimit prej 4 miliardë dollarësh, duke e cilësuar si një mundësi gjigante për vendin. Ai solli shembuj të huajve që kanë blerë prona në Durrës, duke argumentuar se kjo nuk përbën rrezik për Shqipërinë.
Një pjesë e mesazhit të tij ishte:
“Kush do ndryshim dilni protestë mos na bëni si moralista… Nuk po e shet njeri Shqipërinë, rrini të qetë… Unë nuk i besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë e as s’kam për të dalë. Madje unë jam pro investimit gjigant për Shqipërinë.”
Ky qëndrim nuk u prit mirë prej ndjekësve dhe qytetarëve, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin investimin dhe atyre që e shohin si rrezik për pronat dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
