Gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se bisedimet me Iranin po zhvillohen “shumë mirë” dhe mund të përfundojnë këtë fundjavë.
Trump u shpreh optimist për ecurinë e negociatave, duke theksuar se është “shumë afër nënshkrimit të dokumenteve”, një deklaratë që lë të kuptohet se palët mund të jenë pranë një marrëveshjeje të rëndësishme.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka kritikuar ashpër liderët evropianë që kanë kundërshtuar veprimet ushtarake të Izraelit.
“Ata nuk kanë guximin të luftojnë barbarët”, deklaroi Netanyahu.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka propozuar që misionit detar të BE-së t’i besohet roli kryesor në operacionet e pastrimit të minave në Ngushticën e Hormuzit.
