Miss Universe Kosovo, Tuti Sejdiu tronditi pak ditë më parë me rrëfimin e saj, ku tregoi se në moshën 13 vjeçare ishte përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Bukuroshja theksoi se kurorën ia ka kushtua familjes së saj për sakrificat që ka bërë për të.
“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhur dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë.”, u shpreh ajo.
Rrëfimi i saj i ka prekur të gjithë, ndër ta dhe aktoren Adriana Matoshi, e cila ka publikuar një fotografi me missin ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh për të.
“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend!
Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana.