Petrit Ajeti raporton te presidentja Shiroka Pula mbi gjendjen e sigurisë kombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e përgëzoi për fillimin e detyrës së saj.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, drejtori i AKI-së e informoi presidenten për situatën e sigurisë kombëtare dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes institucioneve të sigurisë, me synim krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.


Shtuar më 9.10.2026 12:57