Çmimi i naftës dhe benzinës vazhdon të rritet pas daljes së vendit nga karantina.
Çmime që në fakt duken të papërballueshme për shoferët të cilët ditën e sotme paralajmëruan një protestë duke fikur makinat e tyre nga ora 12:00 deri në orën 15:00, por kjo thirrje dështoi.
Organizatorët që bën thirrje, kërkuan që çmimi i naftës të ulej nga 180-178 lekë që është aktualisht në 150 lekë të reja. Nuk dihet ende nëse qytetarët do i përgjigjen kësaj proteste të drejtë, e cila po u rëndon xhepat e përdoruesve të automjeteve.