Pas më shumë se dy orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim: Shqipëria nuk është në shitje

Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje. Gjatë tubimit disa protestues rrethuan me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.

Përpara Kryeministrisë protestuesit mbajtën fjalime, ku kërkuan dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Protesta u shoqërua gjithashtu me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”. Gjatë fjalimeve banorët bënë thirrje që të largojnë oligarkët nga toka e tyre.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrësit përcollën edhe mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish ditën e nesërme në orën 10:00.


Shtuar 1.06.2026 21:20

Tags: ,
meritkingcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahisbetgaranti girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetkavbetJojobetCasibomkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişcasibomCasibom Giriş