Dy futbollistë të lindur në Itali marrin ftesën e Maran, Kombëtarja me forca të reja për ndeshjet e qershorit

Trajneri Rolando Maran, do të ketë vetëm dy ditë në dispozicion për të përgatitur Kombëtaren shqiptare për miqësoren e parë të muajit qershor, atë ndaj Izraelit.

FSHF ka publikuar programin e përfaqësueses dhe ka konfirmuar se nuk do të ketë grumbullim paraprak në vendin tonë, por lojtarët do të mblidhen vetëm të hënën më datë 1 qershor, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve i cili më pas do të stërvite edhe një tjetrë ditë me ekipin.

Të lidhura

None found

Ndeshja e parë ndaj Izraelit është planifikuar të mërkurën, ndaj teknikut do t’i duhet të improvizojë shpejt me ata futbollistë që do të ketë në dispozicion.

Lista e futbollistëve do të publikohet të enjten më datën 28 dhe vetë trajneri do të dalë para mediave për të shpjeguar zgjedhjet e tij dhe institucionit të futbollit, siç ndodh zakonisht me grumbullimet e para. Një nga surprizat do të jetë Luis Hasa.

FTESA-Trajneri i sapoemëruar në pankinën e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë këtë javë listën e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut që kuqezinjtë do të luajë në javën e ardhshme. FSHF ka dërguar ftesat për një numër të madh lojtarësh, nga të cilët më pas Maran do të përzgjedhë ata me të cilët do të punojë për këto dy sfida ku do të nisë edhe projektimi i ekipit me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet si fillim në Ligën e Kombeve.

Një nga emrat në listë është edhe ai Kristian Shpendit, sulmuesit i cili ka bërë mirë në këto vite me Çezenën në Serinë B, duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë të klubit italian. Shpendi është konfirmuar si një golashënues me këtë ekip dhe mund të jetë një alternativë e rëndësishme për sulmin kuqezi.

Ai ka veshur vetëm një herë më parë fanellën e Kombëtares, në miqësoren ndaj Gjibraltarit ku edhe fitoi penalltinë e fitores 1-0. Shpendi mësohet se është një nga emrat në listën e madhe që ka marrë ftesë, ndërsa pret që gjatë kësaj jave të njoftohet nëse do të jetë edhe në listën përfundimtare të Maran. Ajo sigurisht do të ketë pjesën më të madhe të emrave që ishin me kuqezinjtë nën drejtimin e paraardhësit të tij, Silvinjo.


Shtuar 27.05.2026 11:13

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbetMadridbetcasibombetovis girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibom