Marta Kos: Kur të mbyllen negociatat, do i ngjitem malit të Korabit me Ramën! Kryeministri: Mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë “po”

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, është shprehur se mbështet vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027, ku dhe deklaroi se nëse kjo arrihet të përmbushet, do ngjisë malin e Korabit me kryeministrin Edi Rama.

Ajo theksoi se gjatë diskutimeve të sotme, kjo ka qenë e vetmja pikë shtesë që ka pasur për Shqipërinë krahas piketave të tjera për grup kapitujt më të rëndësishëm.

Të lidhura

None found

“Kur flasim për datat, iu thashë që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbyllur negociatat deri në fund të 2027 dhe pastaj do t’i ngjitemi Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot“, tha ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama propozoi një “sfidë” tjetër dhe i afroi të ngjisnin kullën Eiffel kur Franca të thotë “po, mirë se erdhët në klub”.

“Do të jetë më e vështirë se Korabi”, tha Rama.

Marta Kos: Ky sukses është bërë i mundur për shkak të mbështetjes së qytetarëve shqiptarë dhe falë udhëheqjes tuaj të fortë. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, ne mblidhemi sa herë që flasim për kapitujt, për piketat, për grupet, çelje e mbyllje, por gjithçka çfarë bëjmë, e bëjmë për njerëzit.

Dhe kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik, ku zgjerimi është përparësi e BE-së dhe nëse dikush e kupton që kjo dritare, kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj.

Dhe duke kuptuar këtë, ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datat, iu thashë që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbyllur negociatat deri në fund të 2027 dhe pastaj do t’i ngjitemi Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot.

Rama: Mund të bëjmë një kompromis, mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë “po, mirë se erdhët në klub”. Do të jetë më e vështirë se Korabi.


Shtuar 26.05.2026 21:24

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetcasibomlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet Giriş