“Jemi më afër se kurrë BE-së”, Rama: Nisim mbylljen e grupkapitujve! Shqipërinë do ta anëtarësojë vetëm PS-ja, duan apo jo të tjerët

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse të negociatave me Bashkimin Europian, pasi ka hapur të gjithë kapitujt e anëtarësimit në një kohë rekord.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se objektivi i përbashkët me Komisionin Europian mbetet mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 dhe se tashmë BE-ja nuk është më një horizont i largët, por një objektiv që Shqipëria tashmë “e prek me sy”.

Të lidhura

None found

“Prej pak vitesh tanimë, por gjithmonë e më shumë vit pas viti e muaj pas muaji, Europa, BE-ja, nuk është horizont siç jemi mësuar matanë detit dhe siç ishim mësuar me dekada ta shihnim BE-në. Por është një majë që tanimë e prekim me sy”, tha ai.

Sipas tij, merita për këtë proces i takon vetëm Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndërsa ironizoi partitë e tjera opozitare.

“Duan apo nuk duan ata, Shqipërinë në BE do ta anëtarësojë PS-ja. Dhe duan apo nuk duan ata, nuk ka asnjë forcë tjetër në Shqipëri që të ketë fuqinë, vullnetin, kurajon dhe përkushtimin e, mbi të gjitha, vizionin e Partisë Socialiste”, tha Rama.

Edi Rama: Shqipëria, pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në një kohë rekord, me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në të gjitha proceset e integrimit të vendeve që na kanë paraprirë, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave dhe, sipas kalendarit të paravendosur nga KE, me synimin e përbashkët që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Prej pak vitesh tanimë, por gjithmonë e më shumë vit pas viti e muaj pas muaji, Europa, BE-ja, nuk është horizont siç jemi mësuar matanë detit dhe siç ishim mësuar me dekada ta shihnim BE-në. Por është një majë që tanimë e prekim me sy. Dhe rrugën drejt së cilës nuk duan ta shohin, nëse në BE Shqipërinë e anëtarëson PS-ja. Por, duan apo nuk duan ata, Shqipërinë në BE do ta anëtarësojë PS-ja. Dhe duan apo nuk duan ata, nuk ka asnjë forcë tjetër në Shqipëri që të ketë fuqinë, vullnetin, kurajon dhe përkushtimin e, mbi të gjitha, vizionin e Partisë Socialiste.


Shtuar 25.05.2026 18:37

Tags: ,
meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişgalabet girişJojobetCasibom Girişmeritkinggalabetcasibomcasibomholiganbet girişlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş