JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”, duke shtuar se Teherani duket i gatshëm për një marrëveshje. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se SHBA nuk ka një plan për transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit drejt Rusisë dhe se Uashingtoni nuk e di nga burojnë këto raportime.

Ai theksoi se çështja nuk është diskutuar në bisedimet mes dy palëve dhe se, sipas tij, Irani do ta kishte ngritur këtë kërkesë nëse do të ekzistonte realisht një plan i tillë. Vance deklaroi gjithashtu se SHBA sheh “dy rrugë” në marrëdhëniet me Iranin, duke përsëritur qëndrimin se Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.

Të lidhura

None found

Sipas tij, administrata amerikane ka bërë “progres të madh” përmes negociatave dhe se Irani duket më i hapur ndaj një marrëveshjeje pas kontakteve të fundit diplomatike. Ai paralajmëroi megjithatë se ekziston edhe “opsioni B”, që nënkupton rifillimin e veprimeve ushtarake nëse diplomacia dështon.

“SHBA është e gatshme për çdo skenar, por preferon zgjidhjen përmes negociatave,” u shpreh Vance.

Zëvendëspresidenti amerikan shtoi se brenda udhëheqjes iraniane ka ende paqartësi dhe ndarje të brendshme për qëndrimin në negociata, duke e cilësuar procesin si të paqëndrueshëm dhe të vështirë për tu interpretuar.


Shtuar 19.05.2026 23:08

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingStarzbetPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişborsaOnwin Giriş