Studentë nga Kosova në përkrahje të studentëve në Maqedoninë e Veriut: Nuk janë vetë, mbështetja do të jetë e vazhdueshme

Studentë nga Kosova kanë ardhur në Shkup për të përkrahur kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme.

Studentët nga Kosova thanë se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme dhe protesta e qytetëruar.

“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vet, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Ne jemi për të treguar se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”.

“Ne si grup që kemi qenë në një autobus. Ne e bëjmë këtë protestë në mënyrë të qytetëruar. Jemi prej të gjithë qyteteve të Kosovës”, tha një student nga Kosova.

Ndryshe, protesta e sotme është paraparë të fillojë në orën 16:30, ndërsa tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve.


Shtuar 18.05.2026 16:50

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet