Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojnë pasditen e sotme protestë në Shkup, ku të cilët kërkojnë zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Jurisprudencës.
Sipas raportimit të mediave në RMV, policia kufitare në Bllatës, të Dibrës, ka ndaluar një autobus me studentë nga Shqipëria, të cilët janë nisur për t’iu bashkuar protestës në Shkup. Ndërsa autoritetet maqedonase ende nuk kanë dhënë një arsyeje zyrtare, se përse e kanë ndaluar autobusin.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të studentëve, protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët-të gjithë një zëri”, orës 16:30 para Urës së Gurit në Shkup.
Në protestë do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
