Partia Demokratike nuk do të zhvillojë protesta gjatë muajit maj, kjo për shkak se është e angazhuar me organizimin për zgjedhjen e kreut të PD-së, një garë kur Berisha është i vetmi kandidat si dhe Kuvendit Kombëtar.
Nga ambientet jashtë SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ai u pyet nëse opozita do të vazhdojë me axhenden e protestave.
Të lidhura
None found
“Në mënyrën më të fuqishme do vazhdohet me protesta. Por siç e dini nga sot deri më datën 30 janë dy ngjarje të mëdha. Është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar. Këto janë procese që kërkojnë punë të gjerë. Ndaj të siguroj që ditët më të para të qershorit do jetë kryengritja me paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha kreu i PD-së.
Taulant Balla dëshmoi te gjyqi “Partizani”, Berisha: Kriminel me kollare, mashtrues ordiner!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet edhe për seancën e kaluar gjyqësore të dosjes “Partizani” dhe dëshminë nga kreu i grupit të PS, taulant Balla, njëkohësisht denoncuesi për këtë çështje.
Ai tha se deputeti kishte mashtruar dhe në sallë foli vetëm për gjëra që kishte dëgjuar nga mediat dhe jo për fakte. Berisha e akuzoi Ballën, si të lidhur me krimin e organizuar në shumë çështje dhe e cilësoi atë si “kriminel të kollarisur” që mashtron “nga alfa të omega”.
“Nga alfa te omega një mashtrim. E tha vetë ‘i kam nga mediat, i kam nga mediat”. Kam unë kohë të merrem aty me një mashtrues ordiner, që është një kriminel me kravatë dhe i kollarisur. Një kriminel që porosit vrasje”, u shpreh ai.
Dhe teksa vijoi akuzat ndaj deputetit socialist, theksoi lidhjet e tij me Mario dhe Suel Çelën.
“Kam lexuar këtu para jush se si me Mario Çelën bën pazare votash për të arrestuar rivalët në këmbim të votave. E kam denoncuar se duke zbatuar urdhrin e Suel Çelës merr prokurorin Vatë Staka dhe liron 2 të arrestuarit për tritolin te motoçikleta në Shkodër, në shalën e motoçikletës, ndaj Lulzim Kullës. I vlerësoj qëndrimet e pronarëve që e shkatërruan e nxorën të pafytyrë siç është”, tha ai.
