Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur është regjistruar në Durrës, ndërsa TCH ka siguruar edhe pamjet e momentit kur 44-vjeçari godet me makinë automjetin e policisë, në tentativë për t’u larguar.
Patrulla ishte njoftuar nga banorë të zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17, në zonën e ish-Kënetës.
Të lidhura
None found
Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai ka lëvizur mbrapsht dhe ka përplasur mjetin e efektivëve.
Ngjarja ndodhi vetëm një rrugicë larg vendit ku pak ditë më parë humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër.
Pas arrestimit në flagrancë, testi i alkoolit tregoi se Rezart Abazaj drejtonte mjetin me 1.4 mg/l alkool, ndërsa rezulton përsëritës për të njëjtën vepër penale. Edhe më 5 mars ai ishte arrestuar në gjendje të dehur pas një incidenti rrugor, por ishte lënë në masën “detyrim paraqitjeje” me vendim gjykate duke e rikthyer sërish në rrugë e vënė në rrezik për jetën banorët dhe punonjësit e policisë.
