Njoftimi:
🚨 Aksion “blic” në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan
Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan.
Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.
Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.
Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.



