I dehur dhe me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit/ Policia arreston një 44-vjeçar pasi lëvizte në mënyrë të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës

Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia me vdekjen e dy fëmijëve. Sipas informacioneve, ai tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë dhe përplasi automjetin e patrullës.

Efektivët ishin njoftuar për një drejtues mjeti që po lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të rrezikshme në rrugët e lagjes 17, në zonën e ish-Kënetës, dhe menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Gjatë përpjekjes për ta ndaluar, drejtuesi i mjetit tentoi të largohej dhe, duke bërë manovra mbrapsht, goditi makinën e policisë. Pas arrestimit në flagrancë të Rezart Abazajt, testi i alkoolit tregoi se ai kishte 1.4 mg/l alkool në gjak.

Sipas të dhënave, 44-vjeçari rezulton përsëritës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi edhe më 5 mars ishte arrestuar për një incident të ngjashëm në rrugën “Vëllazërimi”, por ndaj tij ishte caktuar masa “detyrim paraqitjeje”.


Shtuar 16.05.2026 23:06

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş