Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

Durim Bami është transferuar ditën e sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Shkaqet e lëvizjes ende nuk dihen, por një nga arsyet është siguria e Bamit.

Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme. Siç raportohet, synimi është pastrimi i qelive nga telefonat dhe sendet e ndaluara dhe bllokimi i takimeve speciale të disa të burgosurve VIP.

Të lidhura

None found


Shtuar 13.05.2026 19:31