Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në lagjen nr. 1 në Sarandë. I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.
Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë plagë në zonën e gjoksit, por gjendja e tij raportohet relativisht e qëndrueshme.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Deri tani, nuk ka informacione zyrtare për autorin apo shkaqet e konfliktit.
