Albumi i ri i Gjestit arrin pesë milionë klikime në pak ditë: Është motivim për të ecur përpara çdo ditë

Artisti nga Peja, Gjesti, pak ditë më parë solli një mini-album të quajtur “SiR” në bashkëpunim me DJ Gimbon.

Projekti përmbante pesë këngë, të cilat i solli të kompletuar edhe me videoklip.

Të lidhura

None found

Për kaq pak kohë ky album bën të ditur se ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime.

“SiR – pesë milionë klikime. Nuk kam fjalë me ju falënderu sa duhet për dashurinë që ma keni dhënë”, tha ai.

Tutje shtoi: “Për dikë është veç një klikim, po për mua është motivim me ec përpara çdo ditë. Ky është veç fillimi. Ju dua pafund”.

Veç kësaj, këngëtari u rikthye pas një kohe të gjatë edhe me koncerte, ku të parin e pati në Zvicër.

Ai bëri një pauzë për shkak të tragjedisë në familje, vdekjes së vëllait në shtator të vitit të kaluar.


Shtuar 11.05.2026 18:52

Tags: ,