Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e listës garuese të subjektit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Hamza bëri të ditur këtë lajm pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, duke theksuar se në mbledhje u trajtua kërkesa, përkatësisht letra që kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – dikur një eksponent i rëndësishëm PDK-së – i dërgoi atij.

Të lidhura

None found

“Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrimi i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, një vullnet i mirë nga Nisma Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i trajtojmë kur të vijnë ato në mënyrën e duhur. Por, kësaj radhe zoti Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, tha Hamza për gazetarët.

Hamza tha se në kërkesën që Limaj i dërgoi PDK-së, ai nuk kërkoi që vet të ishte pjesë e listës garuese.

Megjithatë, udhëheqësi i PDK-së tha se presin përkrahjen e Limajt dhe Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se “jam i bindur që kjo përkrahje do të reflektojë në rritjen e votës për PDK-në”.

Udhëheqësi i PDK-së tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen, Nisma Socialdemokrate apo anëtarë të kësaj partie t’i bashkohen subjektit që ai udhëheq.

Për zgjedhjet e 7 qershorit – që erdhën pasi deputetët dështuan që të zgjedhin një president të ri – sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 22 subjekte politike dhe tri koalicione, teksa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi si të vetme ose në koalicion.

Në mesin e partive që nuk janë regjistruar për garë zgjedhore është Nisma Socialdemokrate.

Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë vota shtesë nga mungesa e Nismës në garë.

“Nga mospjesëmarrja e Nismës, natyrisht që përfiton pushteti, sepse megjithatë nëse konsiderojmë që Nisma do të kishte hyrë më PDK-në votat do shkonin tek ky subjekt, tash disa vota aq sa janë të Nismës ato shkrihen”, theksoi ai.

Sipas tij, këtë drejtim dëmtohet “opozita në përgjithësi, por edhe PDK-ja në kuptimin e pastër elektoral.

Limaj ditë më parë ka deklaruar për televizionin Dukagjini se është i interesuar që Nisma Socialdemokrate të shkrihet në PDK.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate garoi e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Partia e Limajt mori 15.189 vota, apo 1.59 për qind, duke mos e kaluar pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvend.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025, Limaj garoi së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga tetë mandatet e fituara, tre deputetë ishin nga Nisma Socialdemokrate./REL


Shtuar më 11.05.2026 18:49

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber