Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po marrin në pyetje drejtuesin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
