Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku Nikolla Nunka i cili u pezullua nga detyra deri në përfundimin e hetimeve

Personi që shikoni në foto është mjeku kirurg Nikolla Nunka, i cili ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës. Aktualisht 72-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve. Kallëzimi në polici për mjekun Nikolla Nunka është bërë nga vetë e reja.

E reja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit. Sipas kallëzimit të saj, thuhet se mjeku Nikolla Nunka, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

Të lidhura

None found

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe babai i vajzës, i cili deklaroi se ka ardhur nga Gjermania dhe ishte i shqetësuar për shëndetin e të bijës. Ai tregoi se mjeku, pasi i kishte aplikuar kremin të resë, kishte tentuar ta puthë. Babai ka apeluar për drejtësi, ndërsa shprehet se nuk ka shumë besim.


Shtuar 11.05.2026 16:33