EMRI/ U plagos gjatë konfliktit të mbrëmshëm me armë në Sarandë, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari

Kostandin Vogli, 31 vjeç, një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, ku nga të shtënat me armë u vra 66-vjecari Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici. 31-vjeçari banues në Shën Vasil të Himarës, mbeti i plagosur gjatë sherrit të mbrëmshëm, ndërkohë që pas vetëdorëzimit është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve.

Të lidhura

None found

Dyshohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë. Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.

Si ndodhi vrasja e Ismailit?

Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit në pronësi të Ismailit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie. Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte ‘në shtëpinë e tij’ dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje.


Shtuar 8.05.2026 16:33