VIDEOLAJM/ “Ç’të mbetet, e bëj edhe unë”! Aktori Robert Ndrenika në seancën e Veliajt, takon kryebashkiakun dhe e puth në ballë

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca e gjyqit mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj la për disa orë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe mori pjesë në seancë. Dado është prokurori që arrestoi Veliajn në 10 shkurt të vitit të kaluar për disa akuza korrupsioni.

Seancën e sotme e ndoqi nga pranë edhe aktori Robert Ndrenika i cili njihet si mbështetës i kryebashkiakut. Ai u takua me Veliajn dhe e puthi në ballë, ndërsa i bëri edhe një premtim: “Ç’të mbetet e bëj edhe unë”!, duke iu referuar ditëve të qëndrimit të kryebashkiakut në qeli.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, në mbështetje të Veliajt shkuan edhe Gazmend Paja, Ardit Çuni e Arjola Demiraj.

Erion Veliaj kërkon në Gjykatën Administrative shpalljen të pavlefshëm dekretin e presidentit që ka emëruar prokurorin Ols Dado.
Seanca drejtohet nga gjyqtari i Administratives, Hazbi Balliu.


Shtuar 8.05.2026 14:44