“U mbylla në banjë për orë të tëra”/ Khloé Kardashian zbulon se si konsumoi dr*gë aksidentalisht në Coachella

Khloé Kardashian ka folur për një përvojë të vështirë që ka kaluar rreth një dekadë më parë në festivalin Coachella, ku ka thënë se ka konsumuar pa dashje një substancë dhe është ndjerë keq gjatë gjithë eventit.
Në podkastin e saj “Khloé in Wonderland”, ajo tregon se në vitin 2016 kishte pirë një lëng dhe më pas kishte filluar të ndihej e çorientuar, pa e kuptuar arsyen.

Sipas saj, nuk beson se dikush e ka droguar qëllimisht, por thjesht nuk e ka kuptuar situatën dhe ndikimin e substancave që mund të kenë qenë përreth.

Të lidhura

None found

Ajo ka treguar se në atë moment është frikësuar dhe është mbyllur për disa orë në banjë, duke mos dashur të dalë jashtë, ndërsa të tjerët përpiqeshin ta ndihmonin.

Në të njëjtën bisedë, Kardashian ka kujtuar edhe një tjetër episod nga e kaluara, arrestimin e saj për drejtim mjeti në gjendje të dehur në vitin 2007, duke thënë se në atë kohë nuk e kishte kuptuar seriozitetin e situatës. Ajo ka kaluar edhe disa orë në burg një vit më vonë pasi ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, përvojë që e ka përshkruar si të vështirë.


Shtuar 7.05.2026 17:10