GJKKO e la në arrest shtëpie/ Gjykata e Lartë i ndryshon vendimin, zbutet masa e sigurisë për Mirlinda Karçanajn

Gjykata e Lartë ka vendosur të zbutë, masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke e caktuar ndaj saj masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje. Ndryeshe nga masa e vendosur më parë nga GJKKO, “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se ish-drejtoresha e AKSHI-t, kërkoi eqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj saj pas hetimeve të SPAK për abuzime me tendera, më 16 prill.

Të lidhura

None found

Ajo paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm, duke kërkuar lirimin nga masa e sigurisë.

Me urdhër të SPAK, më 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie ndaj Karçanajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t, të akuzuar për abuzime me tendera publikë.

Kujtojmë se Karçanaj dha dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, në një moment kritik për institucionin, ku akuzat për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kanë përfshirë edhe biznesmenë të njohur si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj.

a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

b. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me ekzekutimin e këtij vendimi.


Shtuar 7.05.2026 16:18