Gjatë fjalës së tij, deputeti Erion Braçe në Kuvendin e Shqipërisë ngriti shqetësimin lidhur me çmimin e hidrokarbureve.
Braçe nënvizoi se çmimet u rritën edhe për shkak të krizës, por megjithatë u shpreh kritik lidhur modelin e tregut në vend.
Të lidhura
None found
Një diskutim të ashpër e pati edhe me Berishën, pas ndërhyrjeve nga vendi,
“Modeli i tregut mban çmimet e larta dhe për shkak të këtij modeli tregu kemi këtë situata. Çmimi neto pa taksa vazhdon të mbetet më i larti. Askush nuk e merr kurajën të flasë për modelin e tregut, apo për modelin e taksës që ne kemi. Ne kemi akcizë , unë këtu kam qenë, taksën e qarkullimit e keni sjellë ju brenda çmimit të hidrokarbureve… E kishin 7 lekë, është zgjedhja jonë që e kemi bërë 27, më vjen keq që qeveria nuk vjen ta thotë me zë… Ne jemi munduar të bëjmë drejtësi. Se me këto tarifat e ulëta keni favorizuar ata që janë konsumatorë të mëdhenj. Kam votuar kundër unë edhe për punën e jahtit, mos ma përmend 150 herë…Hajde këtu dhe zër me gojë interesat e tregtarëve…”, tha ai.
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Erion Braçes, ndërsa pohoi se ky i fundit ishte mashtruesi më i madh për fermerët.
Berisha tha se Braçe duhej të ishte futur në grevë për këtë çështje, nëse nuk do të ishte hipokrit, ndërsa shtoi se nga Fieri e hoqi Belinda Balluku.
“Së pari, në këtë parlament kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës. Taksën më të lartë në planet mbi litrin e naftës. Bëj një check up, gjej një vend tjetër të ketë taksën e Shqipërisë.
Së dyti, pasi të normalizohet taksa, jam 100% dakord të nxirret çdo përgjegjësi e tregtarëve. Por në qoftë se ti vë një taksë ku marzhi i fitimit të atij që tregton naftën është më i ulët sesa i atij në Maqedoni… Jo, jo, s’po bëj, s’po bëj avokatinë. Po bëj të vërtetën unë. Shiko, shiko. Gjatë qeverisë sime ka patur 32 licenca nafte. 32 licenca nafte! Por nuk ka patur 400.000 tonë kontrabandë qeveritare nafte. Gjatë asaj periudhe ka patur 400.000 automjete dhe janë zhdoganuar 650, 720.000 ton naftë. Dhe prodhoheshin në vend 200.000 tonë naftë në Ballsh. Po, po. Kurse sot 400.000 tonë vijnë nga Libia. Po kush i merr ato, mor? Po ku ka privat që mund t’i marrë ato? Ato i marrin vetëm qeveritarët. Ato vijnë me gjemi. Ato shkarkohen për qeveritarët. Pra, kjo është problemi i naftës. Por, nuk ka diskutim se në qoftë se vë taksën më të lartë në botë, je mëkatari më të madh ndaj qytetarëve të tu, ndaj fermerëve të tu. Dhe unë prisja që ti sot, po të mos ishe hipokrit siç je, të filloje grevën e urisë këtu për çmimin e naftës për fermerët. Po të hoqi Lubia nga Fieri, dhe tani nuk pyet më për ta fare. Mirë ta bëri!”, tha ai.
