Në burgun e Fushë-Krujës po zhvillohet një aksion i befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Rreth 10 furgona me forca të DAP kanë hyrë në ambientet e institucionit dhe po kryejnë kontrolle në të gjitha sektorët e burgut.
Kontrollet po zhvillohen në kuadër të një serie aksionesh që janë bërë edhe në burgje të tjera në vend, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara si telefona, mjete të improvizuara të forta dhe lëndë narkotike.
Të lidhura
None found
Aksioni është ende në zhvillim dhe deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse janë gjetur apo sekuestruar sende të kundërligjshme.
