Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në reality show.
Gjatë intervistës, nuk mungoi as pyetja për Rogertin, i cili së fundmi ka bërë një deklaratë publike duke thënë “shihemi në gjykatë”, e cila ka rritur tensionet edhe jashtë shtëpisë.
Të lidhura
None found
Selini u shpreh qartë se një person si ai nuk do të kishte kurrë vend në jetën e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndjekë çështje gjyqësore.
“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin.
Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore.
Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë,” shprehet Selin.
