Pikërisht kur sapo po mësoheshim me idenë se pas divorcit me Kim Kardashian, Kanye West është çift me Irina Shayk, dyshja i ka dhënë fund romancës së tyre. Burime të sigurta për “Page Six” kanë treguar se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar duke shtuar se 44 vjeçarin e sheh vetëm si shok dhe lajmet se ata janë bashkë e kanë bezdisur. “Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre”, është shprehur burimi.
Sipas “TMZ” Kanye dhe Irina kanë qenë në një lidhje që në muajin mars. Romanca e tyre ka nisur që nga takimi i tyre në ceremoninë përkujtimore për DMX.