Dhunoi motrën, blutë e Lushnjës arrestojnë 31 vjeçarin

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 31 vjeçar pasi ka dhunuar motrën e tij 28 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, shtetases K. D., 28 vjeçe, dhe ka shkatërruar disa pajisje në qendrën e saj estetike”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Shtuar 14.07.2021 13:05