Këshilli i Lartë Gjyqësor së fundmi ka dhënë dritë jeshile për transmetimin e seancave gjyqësore live, por duke vendosur disa kushte për realizimin e tyre.
Burime për mediat bëjnë me dije se KLGJ ka përcaktuar se transmetimi audio-viziv lejohet në raste të caktuara dhe me dakordësim të gjyqtarit.
Të lidhura
None found
Pra, me pak fjalë do të jetë gjyqtari i çështjes ai që vendos nëse një seancë mund të filmohet plotësisht, pjesërisht ose të mos lejohet fare transmetimi, në varësi të zhvillimit të procesit dhe interesit të drejtësisë.
Në rastet e tjera kur në sallën e gjyqit të pranishme janë një sërë kamerash dhe njerëz të mediave raportohet se do të lejohet vetëm një numër i kufizuar filmimesh. Ndërsa shtohet se pamjet do të shpërndahen për të gjitha mediat e tjera.
Ndryshime të tilla për seancat gjyqësore vijnë vetëm pak ditë nga kërkesa e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, për transmetimin live të seancave të tyre gjyqësore, kërkesë e cila nuk u miratua.
